Shpërndanin drogë në Tiranë, arrestohen dy persona, në kërkim një tjetër

Shpërndanin drogë në Tiranë, arrestohen dy persona, në kërkim një tjetër

15:39, 27/10/2021
A+ Aa A-

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit J. A, 24 vjeç, E. B, 19 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim një shtetas, i dyshuar si bashkëpunëtori i tyre.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, merreshin me veprimtarinë e kundërligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, në zona të ndryshme të Tiranës.

"Blutë po ashtu kanë sekuestruar një sasi me lëndë narkotike kannabis, e ndarë në doza, një automjet dhe 5 aparate celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco