Helmimi/ Uji në Krujë, sasi e lartë bakteriale, prani streptokoku dhe e.coli

Helmimi/ Uji në Krujë, sasi e lartë bakteriale, prani streptokoku dhe e.coli

14:56, 27/10/2021
A+ Aa A-

Në mostrat e ujit në Krujë, që dyshohet se ka shkaktuar simptoma helmimi tek shumë qytetarë duke filluar nga e diela e 24 tetorit, është gjetur sasi e lartë bakteriale.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për streptokok fekal dhe Escherichia coli (E. coli) sipas rezultateve të dala nga analizat e para të ujit që ka kryer drejtoria e Shëndetit Publik të Krujës.

Vlen të theksohet se pranë depos së ujit ekziston një stallë bagëtish që dyshohet se është shkaku i ndotjes dhe helmimit, dhe që ndërkohë analizat po kryhen edhe nga ISHP.

Të vjella, dhimbje stomaku, dobësi trupore, ishin disa nga shenjat që raportojnë familjarët e të shtruarve jashtë kamerave. Të prekur janë të gjitha grupmoshat, banues në qytet, teksa nuk raportohet për të shtruar nga fshatrat apo lagjet periferike.

Për ngjarjen reagoi edhe presidenti Meta si dhe deputetët e opozitës, të cilët kërkuan hetim të plotë dhe serioz mbi shkaqet dhe shkaktarët pasi situata të tilla rrezikojnë sigurinë kombëtare dhe shëndetin e qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco