GJKKO i jep vetëm një muaj leje prokurorit të Vlorës të dalë nga banesa

GJKKO i jep vetëm një muaj leje prokurorit të Vlorës të dalë nga banesa

12:45, 27/10/2021
A+ Aa A-

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e prokurorit të Vlorës Maksim Sota për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”. Sota është aktualisht i pezulluar nga detyra dhe po hetohet nga SPAK për shpërdorim të detyrës. GJKKO i ka dhënë Sotës një muaj leje për lëvizje Sotës për nevoja të kujdesit shëndetësor të një familjari.

Maksim Sota, u arrestua si pjesë e operacionit ndërkombëtar “Shpirti”. Emri i Sotës doli gjatë dëshmisë së 2 skafistëve, të cilësuar si të penduarit ndaj drejtësisë. Ata pretendonin se Sota, qëndronte në një apartament me qira në Vlorë të paguar nga kreu i grupit. Akuza këto, të cilat janë kundërshtuar nga ish prokurori.

Më 2 korrik, SPAK dhe Antimafia italiane finalizuan operacionin e koduar “Shpirti” në kuadër të të cilit u arrestuan 38 persona, 28 prej tyre në Shqipëri, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike. Në pranga u vunë biznesmenëve të njohur dhe 2 ish-truprojat e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco