Tjetër mega-operacion kundër mafies shqiptare të kokainës në Belgjikë

Tjetër mega-operacion kundër mafies shqiptare të kokainës në Belgjikë

10:35, 26/10/2021
A+ Aa A-

Qindra policë në Belgjikë kanë nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm një mega-operacion kundër mafias shqiptare.

Të paktën 130 banesa janë bastisur, ndërsa autoritetet kanë lëshuar të paktën 80 urdhër-arreste. Mediat belge shkruajnë se është një tjetër operacion i madh kundër mafies së kokainës.

Operacioni në fjalë quhet ‘Sky’ dhe vjen sërish në kuadër të dekriptimit të mesazheve nga rrjeti Sky.

Ky është mega-operacioni i tretë që po zhvillohet nga policia belge brenda këtij viti. Në fillim të këtij viti u arrestuan 50 persona dhe u sekuestruan mbi 17 ton kokainë.

Një javë më parë, një mega-operacion kundër mafias shqiptare u zhvillua në rajonin e Liege.

Aty u sekuestrua një sasi droge me vlerë 80 milionë euro, armë, mallra luksi dhe para të thata. Në total u arrestuan 28 persona.

Mediat belge shkruajnë se nuk është çudi që mafia shqiptare është në qendër të këtyre operacioneve. Ata kanë arritur të dominojnë trafikun e kokainës nga Afrika e Jugut për në Europë.

Po ashtu, mediat belge theksojnë se shqiptarët kontrollojnë edhe kultivimin dhe shpërndarjen e kanabisit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco