Tentoi vjedhjen e një dyqani celularësh/ Pas rezistencës  së pronarit, hajduti largohet me vrap

Tentoi vjedhjen e një dyqani celularësh/ Pas rezistencës së pronarit, hajduti largohet me vrap

20:43, 25/10/2021
A+ Aa A-

Një tentativë vjedhjeje ka ndodhur para rreth gjysmë ore në qendër të qytetit të Sarandës.

Ngjarja është regjistruar tek dyqani i celularëve që ndodhet në afërsi të 15 - katëshit.

Një person ende  i paidentifikuar me thikë në dorë i është afruar dyqanit, por nuk e pati të lehtë se u përball me rezistencën e pronarit të dyqanit, i cili është përleshur me të, ndërsa është njoftuar policia.

I ndodhur përballë rezistencës së pronarit, hajduti është larguar me vrap.

Policia menjëherë është vënë në ndjekje të  autorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco