Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEOLAJM/ Pamje nga aksidenti tronditës në Lezhë, 2 të plagosur

VIDEOLAJM/ Pamje nga aksidenti tronditës në Lezhë, 2 të plagosur

19:23, 25/10/2021
A+ Aa A-

Një aksident raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në superstradë Lezhë-Shkodër. Një mjet ka dalë nga rruga. Për pasojë kanë marrë lëndime dy persona, të cilët janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë për të marrë trajtim.

Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksident.

Lezhë/Informacion paraprak 

Rreth orës 18:55, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në afërsi të një restoranti, drejtuesi i mjetit tip "Volkswagen" shtetasi M.K., ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit shtetasi M.K., 21 vjeç dhe pasagjeri në  automjet shtetasi F.P., 16 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco