Vrasja e dyfishtë në Vlorë/ Shkak dyshohen konfliktet për pronën

Vrasja e dyfishtë në Vlorë/ Shkak dyshohen konfliktet për pronën

19:17, 25/10/2021
A+ Aa A-

Një krim i rëndë në familje tronditi sot fshatin Mekat të Vlorës ku nipi vrau me armë gjahu xhaxhain e tij dhe më pas vrau edhe veten.

Autori është shtetasi Genci Koreta, 39 vjeç, i cili pas një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë gjahu xhaxhain e tij, shtetasin Jorgji Koreta, 64 vjeç, e më pas veten.

Raportohet se 64-vjeçari i ndjerë ka qenë një ish-oficer policie. 

Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë konflikt për pronën që ka degraduar deri në përdorimin e armës së gjahut nga ana e 39-vjeçarit. Ka dyshime se i riu vuante nga depresioni megjithatë ky është një informacion që nuk është konfirmuar zyrtarisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco