VIDEO/ Shqiptari i goditi nënën, rumuni bën për spitalin 32-vjeçarin në Itali

VIDEO/ Shqiptari i goditi nënën, rumuni bën për spitalin 32-vjeçarin në Itali

13:03, 25/10/2021
A+ Aa A-

Sherri mes një rumuni dhe një shqiptari në Itali që nisi brenda një klubi nate përfundoi me shkelma dhe grushte në rrugë.

Shtetasi rumun, 26 vjeç me banim në Torino goditi 32-vjeçarin shqiptar me shkelma dhe grushte në kokë dhe fytyrë. 32-vjeçari u dërgua menjëherë në spitalin Giovanni Bosco dhe mësohet se është në gjendje të rëndë.

Sipas karabinierëve shqiptari ka sulmuar dhe goditur me shpullë nënën e rumunit, e cila nuk kishte pranuar t'i shërbente sepse ishte i dehur.

Sjellja e tij ngjalli reagimin e dhunshëm të djalit të baristes dhe personave të tjerë, dhe përfundoi me dhunë fizike jashtë ambienteve të lokalit rreth orës 5 të mëngjesit të së dielës, 24 tetor.

26-vjeçari u arrestua për me akuzën  "vrasje e mbetur në tentativë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco