Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Përdori benzinë për të ndezur sobën e drurit, si u përfshi nga flakët banesa në Korçë

Përdori benzinë për të ndezur sobën e drurit, si u përfshi nga flakët banesa në Korçë

17:50, 18/10/2021
A+ Aa A-

Një i vdekur dhe tre të plagosur është bilanci i zjarrit që ra në një banesë në lagjen nr.12 të qytetit të Korçës. 

Burime për Syri Tv dhe Syri.net bëjnë të ditur se viktimë e zjarrit ka mbetur Vasil Piro Dolani, 65 vjeç.  Ai jetonte të shtëpia e vëllait në zonën e quajtur "Çezma e Amzës".

Nga ekspertët është konstatuar se trupi i 65-vjeçarit është djegur plotësisht nga flakët.  Të plagosur kanë mbetur vëllai i tij, i zoti i shtëpisë Dh.D dhe një person tjetër, J.D.

Gjithashtu, plagë nga zjarri në banesë ka marrë edhe një grua me inicialet V.D.  

Të plagosurit ndodhen në spitalin e Korçëës ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.  

Shkak për zjarrin në shtëpi mendohet të ketë qenë përdorimi i benzinës për të ndezur zjarrin në sobën e drurit. 

Familja Dolani jetonte në kushte të vështira ekonomike.

Reagimi i Policisë
Më datë 18.10.2021, rreth orës 17:15, në lagjen nr. 11, ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetasit Dh. D. dhe për pasojë ka gjetur vdekjen vëllai i tij shtetasi V. D., rreth 64 vjeç dhe janë lënduar lehtë pronari i banesës Dh. D, shtetasi J. D. dhe shtetasja V. D. 

Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses, ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco