Dalin shifrat/ 508 raste të reja dhe 5 humbje jete nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Dalin shifrat/ 508 raste të reja dhe 5 humbje jete nga koronavirusi në 24 orët e fundit

17:17, 13/10/2021
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit, nga 3074 testime, kanë rezultuar të infektuar me koronavirus 508 qytetarë. 

Ndërkohë sot janë regjistruar 5 humbje jete dhe 693 qytetarët janë shëruar.

Në Spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar

Përditësimi

Janë kryer 3074 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 508 qytetarë, në këto bashki: 240 qytetarë në Tiranë, 33 në Fier, 25 në Elbasan, 21 në Kamëz, 16 në Durrës, 13 në Vlorë, Berat, 11 në Vorë, Gjirokastër, Korçë, 10 qytetarë në Shkodër, 9 në Malësi e Madhe, Lushnje, 8 në Sarandë, 6 në Kukës, Pogradec, Kuçovë, 5 në Lezhë, 4 në Has, Kurbin, Rroskovec, Mallakastër, 3 në Shijak, Memaliaj, Gramsh, Librazhd, 2 në Pukë, Tropojë,  Krujë, Kavajë, Libohovë, Tepelenë, Devoll, Kolonjë, Dimal, Skrapar, 1 në Mirditë, Dibër, Divjakë, Himarë, Delvinë, Përmet, Belsh.

Janë 6,682 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. 

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 5 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana 60- 78 vjeç dhe 1 qytetar nga Delvina 75 vjeç.  

Janë shëruar 693 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 166,702 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (13 Tetor 2021) 
Raste të reja ditore        508
Të shëruar në 24 orë      693
Të shtruar në spitale       161
Humbje jete në 24 orë    5
Testime ditore                 3074

Testime totale              1,246,320
Raste pozitive                176,172
Raste të shëruara           166,702
Raste Aktive                     6,682
Humbje jete                     2,788

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë             3043
Durrës             810
Fier                  644
Shkodër         528
Vlorë               287
Elbasan          291
Lezhë              237
Berat               222
Gjirokastër      203
Kukës              154
Korçë             146
Dibër               117

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco