EMRAT/ Tentoi të vriste një person, arrestohet biznesmeni në Lushnjë

EMRAT/ Tentoi të vriste një person, arrestohet biznesmeni në Lushnjë

11:46, 13/10/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Lushnjë.

Një përson ka përfunduar në spital i plagosur rëndë me thikë.

Ndërkohe policia arrestoi autorin dhe një person tjetër për moskallzim krimi.

U arrestuan shtetasit Agron Dervishi për vrasje të mbetur në tentativë dhe Arjan Tabaku për moskallëzim krimi.

Njoftimi:

Lushnjë/ Tentoi të vriste me thikë një shtetas, Policia zbardh ngjarjen, identifikon dhe kap autorin e dyshuar.

Arrestohet në flagrancë edhe një shtetas për moskallëzim krimi.

Pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Lushnjës ka shkuar i plagosur shtetasi G. D., 41 vjeç, menjëherë është ngtitur grupi hetimor dhe pas një pune intensive dhe veprimeve të mirëorganizuara u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit A. D., i cili në lagjen “20 Tetori”, në lokalin e tij, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë 41-vjeçarin.

Shtetasi G. D., ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. D., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale thika me të cilën dyshohet se ka kryer krimin dhe 1 shkop bejzbolli.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” shtetasin A. D., 49 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë edhe shtetasi A. T., 55 vjeç, banues në Lushnjë, i cili ka qënë i pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk ka kallëzuar në organet kopetente krimin e ndodhur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Berti13/10/2021 19:54

O te luajtur nga mende arjani po flinte gjume nuk pa gje

Shto koment

Denonco