FOTO/ Mister, kush e plagosi brenda makinës së tij, 22-vjeçarin te Komuna e Parisit?

FOTO/ Mister, kush e plagosi brenda makinës së tij, 22-vjeçarin te Komuna e Parisit?

08:07, 13/10/2021
A+ Aa A-

Ka mbetur ende mister, plagosja e 22-vjeçarit Redi Balla brenda makinës së tij, mbrëmjen e djeshme te Komuna e Parisit. Policia e Shtetit tha se kishte bërë rrethimin e zonës për kapjen e autorëve, ç’ka nënkupton se Ballën e kanë plagosur brenda makinës së tij të parkuar. 

Balla ndodhet në spital me plumb në këmbë, pas krismës që u dëgjua tek lulishtja e rrugës "Komuna e Parisit".

Në informacionin paraprak të Policisë së Tiranës thuhej:

"Rreth orës 22:35, tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri brenda mjetit të tij të parkuar shtetasi R.B, 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentin e plotë të saj."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco