‘Kokainë, heroinë e kanabis nga Shqipëria’/ Arrestohen 21 trafikantë doge në Itali

‘Kokainë, heroinë e kanabis nga Shqipëria’/ Arrestohen 21 trafikantë doge në Itali

21:05, 12/10/2021
A+ Aa A-

Pas një operacioni policor, 21 persona janë arrestuar në Catanzaro të Italisë.

Grupi kriminal akuzohet për vepra të shumta kriminale që nga krimet ndaj personit, trafikim i lëndëve të forta narkotike, vjedhje me armë, posedim armësh pa leje, zhvatje e gjobëvënie. 

Raportohet se 9 prej të arrestuarve janë lënë në burg, ndërsa 12 të tjerë po hetohen nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Të arrestuari akuzohet se ishin ndarë në dy grupe dhe trafikonin drogë me sasi të mëdha nga Shqipëria.

Deri tani, njoftimer zyrtare nuk kanë dhënë në sasi konkrete të drogës së sekuestruar por raportojnë se ishte e llojeve të ndryshme, kokainë, heroinë e kanabis që vinte nga Shqipëria përmes një grupi kriminal shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco