Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Hera e 6-të që i gjendet kokainë në kontenierë, arrestohet administratori i 'Alba Exotic Fruit'

Hera e 6-të që i gjendet kokainë në kontenierë, arrestohet administratori i 'Alba Exotic Fruit'

17:15, 12/10/2021
A+ Aa A-

Për të gjashtën herë sot kompanisë 'Alba Exotic Fruit' iu sekuestrua lëndë narkotike kokainë në kontenierët e ardhur nga Ekuadori (Amerika Latine).

Në kuadër të operacionit të koduar “Rada”, policia njofton se është sekuestruar një sasi prej rreth 11 kilogramë gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Droga është gjetur gjatë kontrollit të imtësishëm në dy nga kontenierët e ngarkuar me banane. 

Pronari i 'Alba Exotic Fruit', Eduart Dauti, është person në kërkim prej një kohe të gjatë, ndërkohë që biznesi i tij ka vijuar punën i pashqetësuar, ndonëse ngarkesat e kokainës janë bërë tashmë fenomen i zakonshëm në kontenierët që mbërrijnë në Portin e Durrësit. 

Kujtojmë që 'Alba Exotic Fruit' i janë arrestuar edhe disa nga administratorët. I radhës u prangos sot. Ermal Arapi, me detyrë administrator i 'Alba Exotic Fruit' është arrestuar nga Policia dhe po merret në pyetje në komisariatin e Durrësit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco