Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Atentati në Elbasan, zbulohet kush ishte shënjestra e qitësve Në foto: Majtas Lulzim Bitri, djathtas Ardian Çollaku

Atentati në Elbasan, zbulohet kush ishte shënjestra e qitësve

12:26, 11/10/2021
A+ Aa A-

Sërish lëvizje të reja në lidhje me hetimin, për atentatin e dyfishtë të ndodhur në Elbasan, ku u vranë Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku.

Mësohet se grupi hetimor i ngritur për ekzekutimin e dyfishtë të hënën e kaluar në Elbasan, ka zbritur sërish në terren.

Pamjet filmike nuk kanë sjellë asgjë të re për prokurorët që po hetojnë ngjarjen e rëndë.

Autorët kanë qenë më shumë se tre persona, ku dy kanë qenë qitësit ndaj Lulzim Bitrit dhe Ardian Çollakut, ku është qëlluar 21 herë nga dy lloje armësh, automatik Tomson dhe Kallashnikov.

Grupi hetimor ka arritur në konkluzionin paraprak se objektivi i atentatorëve ka qenë Lulzim Bitri.

Deri tani janë sekuestruar më shumë se 40 sisteme kamerash, një pjesë e të cilave kanë qenë përqark vendit ku ndodhi ekzekutimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco