Festa pas bordellos kthehet në tragjedi, një shqiptar 25-vjeçar në gjendje të rëndë

Festa pas bordellos kthehet në tragjedi, një shqiptar 25-vjeçar në gjendje të rëndë

18:57, 07/10/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë u shënua në Hamburg të Gjermanisë. Sipas gazetës BILD, 20 djem po festonin pas një bordello me barbekju. Por fundi ishte i hidhur.

Rreth orës 6 të pasdites, dëshmitarët okularë telefonuan të tmerruar policinë. “20 djem po zihen,” thanë ata.

Gjashtë makina policie arritën në vendin e ngjarjes. Të rinjtë u larguan, disa u futën në bordello, të tjerë ia mbathën.

Buzë trotuarit, oficerët gjetën një person të plagosur rëndë. Gazeta BILD shkruan se bëhet fjalë për një 25-vjeçar shqiptar. Ai ishte goditur me thikë në kokë dhe në shpinë.

Mjekët thonë se ai është në rrezik për jetën.

Pesë persona janë arrestuar për ngjarjen. Një prej tyre, një rumun 21-vjeçar mendohet se është i dyshuari kryesor. Shkaqet e sherrit mbeten të paqarta.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco