Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Fuqia e marketingut për sukses në biznes. Sekretet dhe sfidat

Krimet ne Elbasan, Qyno: Eshtë qarku më i vështirë, përplasen 2-3 grupe

Krimet ne Elbasan, Qyno: Eshtë qarku më i vështirë, përplasen 2-3 grupe

08:25, 06/10/2021
A+ Aa A-

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, gazetari Elton Qyno u shpreh se Elbasani është ndër qarqet më të vështira sa i përket menaxhimit të krimit.

Ai tha se është segmenti nga zona e Rrogozhinës deri te rrethrotullimi i Luleve, që zihen vetëm me breshëri dhe me viktima, ku sipas tij gjurulldinë e bëjnë vetëm 2-3 grupe.

Qyno: Elbasani është ndër qarqet më të vështira sa i përket menaxhimit të krimit. Është numri 1 në rang republike sa i takon krimit, i lidhur me policinë dhe politikën. Është segmenti nga zona e Rrogozhinës deri te rrethrrotullimi i Luleve, që zihen vetëm me breshëri dhe me viktima.

Këtë gjurulldi e bëjnë vetëm 2-3 grupe, që janë Nuredin Dumani që është shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit. Është Talo Çelo që është në kërkim, gjoja sikur nuk e dinë ku është, kur ai në fakt gjeti kolegun tonë, dha intervistë dhe pastaj iku në arrati. Është e grupi i Dubait, që ka ushtarë dhe koordinatorë në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco