Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO nga SYRI TV/ Atentati ndaj Bitrit dhe Çollakut, zbardhet skema e vrasjes

VIDEO nga SYRI TV/ Atentati ndaj Bitrit dhe Çollakut, zbardhet skema e vrasjes

16:16, 05/10/2021
A+ Aa A-

Rikthehen pas disa muajsh qetësi, vrasjet mafioze në qytetin e Elbasanit. Dy viktimat Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri që njihen si anëtarë të grupeve kriminale por në kampe të ndryshme janë ekzekutuar me breshëri në Bradashesh. Autorët e maskuar janë larguar dhe më pas kanë djegur makinën. Pista e hetimit sipas policisë janë larje hesapesh mes bandave.

Nga SYRI TV

Vrasjet mafioze rikthehen dhe tronditin qytetin e Elbasanit duke shkaktuar dy viktima. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e se hënës në Bradashesh, afër rrethrrotullimit të luleve. Sipas policisë një automjet në lëvizje ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave këmbësore.

Si pasojë e plumbave ka gjetur vdekjen në vend Lulzim Bitri 35 vjec nga Katundi i Ri Elbasan, ndërsa Ardian Çollaku që shoqërohej me te ka pësuar vdekje klinike dhe më pas është ka gjetur vdekjen gjatë natës në spitalin e Traumës.

Drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar ekspertë të Policisë së Shtetit ndërsa ka zbarkuar në Elbasan edhe RENEA dhe FNSH. Policia ka arritur te zbardh skemën e krimit, dhe mësohet se në mjetin tip Volvo dyshohet që kanë qenë 3 persona të maskuar. Dy prej tyre dalin dhe nisin te qëllojnë fillimisht drejt Lulzim Bitrit dhe personit tjetër Ardian Çollakut.

Në vendngjarje janë gjetur më shumë se 23 gëzhoja. Dy plumba mësohet e kanë prekur Lulzim Bitrin në kurriz ndërsa Ardian Çollakun një plumb e ka goditur në kokë. Më pas autorët hipin sërish në automjetin tip Volvo dhe largohen në drejtim të segmentit Elbasan-Peqin ku në fshatin Balldren kanë braktisur mjetin tip ‘Volvo’ e më pas i kanë vënë flakën.

Por dy personazhet e përfshirë në ngjarjen që tronditi Elbasanit janë emra të njohur për policinë. Lulzim Bitri kishte lidhje të ngushta me Talo Çelën, i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi akuzohet për vrasjen e vëllezërve Haxhiaj si dhe për grabitjen në Rinas.

Lulzim Bitri u arrestua në vitin 2018, i akuzuar për vrasje në bashkëpunim të një personi në Tetovë të Maqedonisë së Veriut. Ardian Çollaku, i njohur edhe si Ardian Subashi, në vitin 2015 është arrestuar në Elbasan pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane, që e kishin dënuar atë me mbi 23 vjet burg për ‘Shfrytëzimit të prostitucionit’ dhe ‘Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armeve luftarake dhe e municionit’.

Në vitin 2015, sapo kishte dalë nga burgu, ai shkaktoi një viktimë pas një aksidenti me makinë. Ardian Çollaku (Subashi) është hetuar për vrasjen e Everest Çakajt, ngjarja që ndodhi më 11 maj të këtij viti, në të cilën dyshohet se ka pasur lidhje direkte.

Ai dyshohet se ka bashkëpunuar dhe me grupin e Dubait dhe të Erion Alibejt, i cili është vëllai i Endrit Alibejt, që mbeti i vrarë në ‘Masakrën e Bradasheshit’ në vitin 2018. Subashi ka qenë edhe subjekt i OFL ku vitin e kaluar së bashku me 3 persona të tjerë iu kërkua deklarimi i pasurisë.

Gjithashtu sipas burimeve raportohet se të dy ishin të përfshirë në ngjarje të lidhura me grupe kriminale të qytetit, por në ‘kampe’ të ndryshme. Pistat që po heton policia janë ato që kanë lidhje me të shkuarën e tyre kriminale dhe dyshohet se është një larje hesapesh mes bandash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco