Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

EMRI/ Policia arreston infermierin në Delvinë, posedonte kokainë dhe …

EMRI/ Policia arreston infermierin në Delvinë, posedonte kokainë dhe …

13:29, 05/10/2021
A+ Aa A-

Policia e Sarandës ka arrestuar një 37-vjeçar nën akuzën e “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Bëhet fjalë për shtetasin Flugert Lalaj i cili punonte si infermier në spitalin e Delvinës. Policia njofton se gjatë kontrollit në automjetin e tij iu sekuestruan: Kokainë, një përforcues grushti (dorezë metalike), dy mjete prerëse (thika) dhe një shkop metalik.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. L., 37 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, një përforcues grushti (dorezë metalike), dy mjete prerëse (thika) dhe një shkop metalik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco