Vrasja e dyfishtë në Elbasan, Gjokutaj: Larje hesapesh! Policia kriminale komplet jashtë loje

Vrasja e dyfishtë në Elbasan, Gjokutaj: Larje hesapesh! Policia kriminale komplet jashtë loje

21:03, 04/10/2021
A+ Aa A-

Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për arsyet e vrasjes së dyfishtë në Elbasan.

Gjokutaj thekson se vrasjet më së shumti ndodhin për larje të hesapeve, duke shtuar se policia kriminale është krejtësisht jashtë loje.

“Këto janë vrasje hesapesh. Policia kriminale është komplet jashtë loje. Këta persona duhet që të ndiqen. Kur ka sistem TIMS dhe hyjnë në Shqipëri, duhet që të përgjohen sepse një njeri që ka më shumë se tre precedentë penalë, duhet të vëzhgohet.

Po bëhen vrasje nëpër bare. Vrasjet po bëhen në ambjente publike. Ajo që thotë Rama, “kokat hëgshin”, do të thotë se kryeministri po bën thirrje që të marrin hak vetë, nxit vënien e drejtësisë vetë ose hakmarrjen”, u shpreh Gjokutaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco