Të përfshirë në shfrytëzim prostitucioni e përplasje me armë, kush janë dy viktimat në Elbasan

Të përfshirë në shfrytëzim prostitucioni e përplasje me armë, kush janë dy viktimat në Elbasan

20:16, 04/10/2021
A+ Aa A-

Elbasani është tronditur mbrëmjen e sotme nga një ngjarje e rëndë.

Dy shtetas, Ardian Subashi dhe Lulzim Bitri kanë mbetur të vrarë, si pasojë e një atentati me armë zjarri.

Kush janë Ardian Subashi dhe Lulzim Bitri? Ardian Subashi (Çollaku) në 26 maj të vitit 2015 u arrestua nga efektivët e policisë, në qendër të qytetit të Elbasanit.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Modenas, e ka dënuar me 23 vjet e 3 muaj e 17 ditë burgim për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 110 dhe 600 të Kodit Penal Italian. Ndërkohë Subashi ka qenë edhe subjekt i OFL  ku vitin e kaluar së bashku me 3 persona të tjerë u është kërkuar deklarimi i pasurisë.

Edhe viktima tjetër Lulzim Bitri a qenë i dënuar me 4 muaj burg nga shteti maqedonas pasi ishte i përfshirë në një përplasje me armë në Tetovë në vitin 2018 ku një person mbeti i vrarë.

Bitri, pas vuajtjes së dënimit iu ndalua hyrja prej 5 viteve në Maqedoninë e Veriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Berti04/10/2021 20:24

Ne 2015 eshte arrestuar dhe ka dal i lire pas nje dite.shtet kurve

Shto koment

Denonco