Shënjestër e atentatit, 50-vjeçari me dy mbiemra dhe me precedent penal, u qëllua në lokal

Shënjestër e atentatit, 50-vjeçari me dy mbiemra dhe me precedent penal, u qëllua në lokal

19:38, 04/10/2021
A+ Aa A-

Ardian Çollaku, 50 vjeç është viktima e atentatit të sotëm në qytetin e Elbasanit, i cili dyshohet se ka qenë edhe shënjestër e autorëve.

50-vjeçari është person me precedent penal. Ai u qëllua me armë zjarri pranë ambienteve të një lokali në zonën e njohur si rrethrrotullimi i luleve. 

Nga të shtënat plumbat kanë prekur edhe një person tjetër, i identifikuar si Lulzim Bitri i cili mbeti i plagosur rëndë në vendin e ngjarje, por ndërroi jetë më pas. 

Autorët e vrasjes së dyfishtë janë larguar me një automjet duke humbur gjurmët menjëherë pas krimit të rëndë. 

Pak minuta pas ngjarjes, burime për Syri.net bëjnë të ditur se është gjetur një automjet i djegur pranë fshatit Balldre të Elbasanit. Makina dyshohet se iu përket autorëve të vrasjes së Ardian Çollakut i cili mbante edhe mbiemrin Subashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco