EMRI/ E moshuara humb jetën, trupi i vdekur qëndroi dy ditë në banesë

EMRI/ E moshuara humb jetën, trupi i vdekur qëndroi dy ditë në banesë

19:13, 04/10/2021
A+ Aa A-

Një 63-vjeçare nga lagjia “Donika Kastrioti” në Berat është gjetur e vdekur në banesën e saj.

Luljeta Kanani kishte dy ditë që nuk komunikonte me familjarët,të cilët janë shqetësuar dhe kanë njoftuar policinë.

Në katin e parë të një pallati ku jetonte 63-vjeçarja,forcat e policisë dhe zjarrëfikëses kanë shqyer derën e jashtme për të hyrë brenda, për shkak se dritaret ishin me hekura.

Pasi kanë hyrë në banesë ata kanë gjetur të shtrirë në dhomë dhe pa shenja jete gruan, e cila është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat.

Pas ekzaminimit të trupit të saj të pajetë,mësohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale dhe në trupin e gruas nuk janë gjetur shenja dhune.

Fqinjët e viktimës kanë deklaruar se,gruaja jetonte e vetme në banesë,pasi fëmijët i kishte emigrantë.Mësohet se viktima 63-vjeçare, që i përkiste komunitetit Rom, vuante nga disa sëmundje dhe mendohet se vdekja e saj të jetë shkaktuar nga njē arrest kardiak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco