Në kërkim për vepra penale, arrestohen dy persona në Shkodër

Në kërkim për vepra penale, arrestohen dy persona në Shkodër

16:55, 04/10/2021
A+ Aa A-

Policia e Shkodrës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, që akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë, njëri nga të arrestuarit akuzohet për dhënie të ndihmës ndaj personave për kalim të paligjshëm, kurse tjetri për vjedhje të energjisë elektrike.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim.   

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, specialistët për Hetimin e Krimit, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme "Shqiponja" të DVP Shkodër, falë veprimeve profesionale, kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes, kapjen dhe ndalimin e shtetasit R. L., 23 vjeç, banues në lagjen Skendërbeg, Shkodër.

Këtij shtetasi, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 15.04.2021, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".   

Nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Hani i Hotit, falë kontrolleve të shtuara, është kapur dhe ndaluar shtetasi i shpallur në kërkim Marjan Marku 36 vjeç, banues në fshatin Shllak, Shkodër, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale "Vjedhja e energjisë elektrike".     

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco