VIDEO nga vendi i vrasjes/ Ekzekutimi Dikenc Halilit, dalin detaje të reja

VIDEO nga vendi i vrasjes/ Ekzekutimi Dikenc Halilit, dalin detaje të reja

12:04, 04/10/2021
A+ Aa A-

Personi që shihni në foto është shqiptari që u ekzekutua mbrëmë në një lokal në Athinë. Ai quhet Dikenc Halili, por njihej si Keli.

Mësohet se 39-vjeçari nga Tepelena menaxhonte një lokal në Athinë, ku shpesh herë ftonte edhe këngëtarë të njohur shqiptar, me të cilët thuhet se kishte edhe miqësi për shkak edhe të punës që bënte. Pak para ngjarjes ai ka qenë duke drekuar me miqtë e tij në një lokal në Athinë.

Sipas Protothema, shqiptari ka marrë katër plumba në kokë dhe bark dhe ndërroi jetë në vend.

Një dëshmitar okular ka treguar se autori i sulmit kishte veshur një xhaketë gri pas krimit kishte ikur me një makinë ngjyrë gri. Po ashtu dëshmitari tregon se autori mbante veshur dhe një maskë anti-Covid.

Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe rrethoi zonën, por autori ende nuk është arritur të zbulohet se kush është. Ndërkohë hetuesit kanë grumbulluar prova nga vendi i ngjarjes, të cilat mund të çojnë në zbulimin e së vërtetës.

Atentati ndodhi në një kafene pranë sheshit Attiki. Ndërkohë mediat greke kanë raportuar më herët se shqiptari ka pasur probleme me drejtësinë pasi kishte precedent të mëparshëm penal

Ekzekutimi i shqiptarit 39 vjeçar të njohur ndryshe si “Keli” në mes të Athinës kanë sjellë reagime të shumta nërrjet nga miqtë e tij.

Viktima kishte dy fëmijë dhe ishte pronar i disa lokaleve si në Shqipëri ashtu edhe në Athinë ku shpesh herë këngëtarët shqiptarë ftoheshin për të kënduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco