FOTO/ Zbulohet identiteti i shqiptarit të ekzekutuar në Athinë, pronar i lokalit ku këndonin artistë të njohur

FOTO/ Zbulohet identiteti i shqiptarit të ekzekutuar në Athinë, pronar i lokalit ku këndonin artistë të njohur

09:10, 04/10/2021
A+ Aa A-

Athinë – Zbulohet identiteti i shqiptarit  që u qëllua për vdekje nga një person i panjohur në një pritë të dielën në mbrëmje,  në një kafene në Rrugën Liosion 104 pranë Sheshit Attiki dhe Agios Panteleimonas, që mori katër plumba në kokë dhe bark e nuk mundi të mbijetojë.

Sipas burimeve për SYRI TV, viktima thirrej Keli dhe është me origjinë nga Tepelena, person me precedent penalë. Ai menaxhonte lokalin Dejavu në Athinë ku ftonte shpeshherë këngëtarë shqiptarë për të interpretuar.

Disa orë para vrasjes, ai ishte duke drekuar me miqtë e tij në lokalin ku sapo kishte interpretuar këngëtari Renato Jaho.

Policia greke ka dyshime se vrasja e tij është një larje hesapesh midis bandash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco