Lajmi i fundit

ODEON/ Flautistja Ledina Çobani në 'Odeon': Duhet ‘rizgjuar’ shkolla për talentet

Hetimet/ 21-vjeçari nuk ka patur konflikt të mëparshëm me oficerin e policisë…

Hetimet/ 21-vjeçari nuk ka patur konflikt të mëparshëm me oficerin e policisë…

13:36, 30/09/2021
A+ Aa A-

Prokuroria e Lezhës po vijon hetimet për ekzekutimin e Dëshmorit të Atdheut Saimir Hoxha. Sipas të dhënave nga dosja e prokurorisë, deri më tani nuk rezulton se Saimir Hoxha dhe vrasësi i tij të jenë njohur më përpara, ndërsa dyshohet se 21-vjeçari Rama ka qenë nën efektin e drogës në momentin e ngjarjes. Gjithashtu po hetohet edhe operacioni i policisë së Lezhës për asgjesimin e kanabisit, që ndodhi pak para se efektivi Hoxha të vritet.

Në hetimet e para që ka zhvilluar prokuroria e Lezhës, 21-vjeçari, Aldi Rama, dyshohet të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike në momentin e ekzekutimit të oficerit të policisë së Lezhës Saimir Hoxha, ngjarje e ndodhur paraditen e së martës në Ishull-Lezhë.

Në dëshminë e dhënë para hetuesve, dy personat e arrestuar të cilët kanë qenë në makinë me 21-vjeçarin, Armando Marku dhe Kristjan Sherri, kanë deklaruar se kishin qenë duke konsumuar lëndë narkotike në zonen e Vainit.

Por gjatë kontrollit që i është bërë automjetit me të cilin lëviznin tre personat nuk është gjetur lëndë narkotike.

Ndërkohë, pavarësisht hetimeve, deri tani nuk është arritur të provohet nëse tre të rinjtë kanë patur lidhje me miniparcelën e drogës në Vain, ku oficeret e policisë asgjesuan me anë të djegës 62 rrënjë kanabis sativa në një tokë pa pronar, pak para ngjarjes.

Gjithashtu nga hetimet që janë bërë nuk rezulton se Aldi Rama të ketë patur ndonjë konflikt të mëparshme me oficerin e policisë, nënkomisar Saimir Hoxha.

Në të dyja rastet që ka qenë në qeli, 21-vjeçari rezulton se nuk ishte arrestuar nga Hoxha, por oficerë të tjerë në Policinë e Lezhës.

Nga ana tjetër po hetohet edhe mënyra e zhvillimit të operacionit antikanabis në të cilin ishin vetëm tre oficerë policie, pa asnjë përforcim tjetër, siç mund të shihet edhe nga pamjet në video ku policët djegin kanabisin.

Në lidhje me vrasjen e oficerit të policisë Saimir Hoxha janë në pranga Armando Marku dhe Kristjan Sherri, ndaj të cilëve është ngritur akuza e moskallëzimit të krimit dhe përkrahje e autorit.

Dy të rinjtë pritet të dalin para gjykatës të premten për tu njohur me masën e sigurisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco