Përfundon ekspertiza mjeko-ligjore e trupit të pajetë të Aldi Ramës/ Vdekja i erdhi si pasojë e plagës...

Përfundon ekspertiza mjeko-ligjore e trupit të pajetë të Aldi Ramës/ Vdekja i erdhi si pasojë e plagës...

15:13, 29/09/2021
A+ Aa A-

Ekspertiza mjeko ligjore ndaj Aldi Ramës ka përfunduar që prej mesditës. Sipas të dhënave mësohet se ajo ka zgjatur prej gati dy orësh. Ndërkohë janë duke vijuar procedurat për plotësimin e formularit, ku mjekësia ligjore do të dal në përfundim zyrtar. Ndërkohë burime bëjnë me dije se sipas ekspertizës, të riut i ka shkaktuar plagë një plumb qe ka marrë në kokë nga krahu i tij i djathtë.

Plumbi ka përshkruar koken e të riut, ku mjeket e traumës nuk kanë kryer operacion për nxjerrjen e tij, pasi nuk ka pasur predhë brenda. Por plaga e madhe dhe humbja e gjakut i shkatoi edhe vdekjen 21 vjeçarit rreth ores 05:35. Ndërkohë në morgun e Tiranës vijon të jetë trupi i pajetë i të riut, ndërsa pranë tij nuk është paraqitur asnjë prej familjarëve për ta tërhequr.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Toni 29/09/2021 16:45

U prift ne paqe i shkreti, sepse ne ate mosh nuk e kuptoin tamam, te rinjt e sotem shqiptar

Shto koment

Denonco