FOTO/ Nënkomisar Saimir Hoxha shpallet 'Dëshmor i Atdheut', trajtim sipas ligjit për fëmijët e tij

FOTO/ Nënkomisar Saimir Hoxha shpallet 'Dëshmor i Atdheut', trajtim sipas ligjit për fëmijët e tij

14:03, 29/09/2021
A+ Aa A-

Këshilli i Ministrave vendosi sot të shpallë “Dëshmor të Atdheut”, nënkomisar Saimir Hoxhën, i cili humbi jetën dje në krye të detyrës, si dhe mori vendim për trajtimin e menjëhershëm financiar të familjarëve të tij. Lajmin e bëri sot të ditur për mediet pas mbledhjes së qeverisë, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Pas homazheve në Pallatin e Kongreseve, arkivoli me trupin e oficerit 44-vjeçar u varros me nderime në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

“Dje humbi jetën në mënyrë tragjike në krye të detyrës nënkomisar Saimir Hoxha. Sot ne morëm vendimin për shpalljen ‘Dëshmor i Atdheut’ të nënkomisar Saimir Hoxhës dhe njëkohësisht qeveria mori vendim për trajtimin e menjëhershëm financiar të familjarëve”, tha Çuçi, sipas ATSH.

Ministri i Brendshëm sqaroi se me marrjen e titullit “Dëshmor i Atdheut”, kur të hyjë në fuqi ligji i ri që ne miratuam në mbledhjen e parë të qeverisë, fëmijët do të trajtohen në përkujdesje të Republikës.

“Kjo do të thotë se fëmijët e Dëshmorit të Atdheut do të marrin një trajtim financiar. Deri në 18 vjeç dhe nëse vazhdon shkollën e lartë, deri në 23 vjeç, të dy djemtë do të marrin një pagë prej 170% të pagës që ka pasur nënkomisar Saimir Hoxha. Jo vetëm kaq, do të marrin trajtim falas shëndetësor dhe gjithë benefitet që vijnë si rezultat i përfitimit të statusit ‘Dëshmor i Atdheut’ të babait të tyre”, tha Çuçi.

Ministri theksoi se “sigurisht që familjarëve dhe veçanërisht dy fëmijëve do t’i mungojë babai i tyre, por në asnjë moment në jetën e tyre nuk do t’u mungojë përkujdesja e shtetit dhe shoqërisë, për të cilën Saimir Hoxha dha jetën”. 

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco