'Unë s’jam për t’u kontrolluar'/ Makina ku ishte Aldi Rama ndoqi policinë

'Unë s’jam për t’u kontrolluar'/ Makina ku ishte Aldi Rama ndoqi policinë

12:35, 29/09/2021
A+ Aa A-

Policia ka zbardhur të gjithë dinamikën e vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha paraditen e djeshme në Ishull Lezhë.

Përmes një reagimi zyrtar, policia shpjegon se fillimisht një grup prej tre punonjësish kanë shkuar për të asgjësuar një parcelë të vogël më kanabis, ku u prenë 62 bimë. Më pas, teksa po ktheheshin për në Lezhë, kanë konstatuar makinën ku ndodheshin Aldi Rama, i ulur në sediljen e pasme si edhe Armando Marku dhe Kristjan Sherri.

Pas janë shkëmbyer, me policinë, makina ku ndodheshin tre të rinjtë ka filluar të ndjekë makinën e policisë. Këta të fundit kanë ndaluar duke i thënë të rinjve që të tregonin mjetet e identifikimit. Por, ndërkohë që Marku dhe Sherri kanë dalë nga makina, nënkomisari Saimir Hoxha ka shkuar në pjesën e pasme të makinës ku ndodhej Aldi Rama.

Ky i fundit sipas policisë qëlloi me dy plumba nënkomisarin Saimir Hoxha, pasi i tha: “Unë s’jam për t’u kontrolluar”. Nënkomisari Hoxha ndërroi jetë duke u dërguar për në spital.

Ndonëse ndodhej nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” që prej datës 6 maj të këtij viti, Aldi Rama ka dalë çdo ditë nga shtëpia. Kështu kanë deklaruar në polici dy shokët e tij të fëmijërisë Armando Marku dhe Kristjan Sherri, të cilët një ditë më parë ishin në një makinë me Ramën, kur ky i fundit qëlloi duke i marrë jetën nënkomisarit Saimir Hoxha.

Kanë qenë dy shokët e autorit ata që përmes deklarimeve të tyre kanë ndihmuar policinë për të bërë identifikimin e tij gjatë orëve të ndjekjes ditën e djeshme në Lezhë.

Ata kanë deklaruar se në momentin kur kanë dëgjuar të shtënat me armë zjarri janë shtrirë direkt në tokë, pasi kanë menduar se policia ka qëlluar me armë për të neutralizuar Aldi Ramën, i cili nuk ka pranuar të dalë nga makina për t’iu nënshtruar kontrollit.

I riu dyshohet të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike, pasi në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një cigare hashash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco