Ndërron jetë në Strasburg ish gjyqtari i Shqipërisë në GJEDNJ

Ndërron jetë në Strasburg ish gjyqtari i Shqipërisë në GJEDNJ

12:34, 29/09/2021
A+ Aa A-

Është ndarë nga jeta një prej gjyqtarëve më të njohur të Shqipërisë në këto 30 vite, Kristaq Traja.

Traja është shuar në Strasburg, ku jetonte prej vitesh pasi ka mbajtur edhe pozicionin e gjyqtarit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, si përfaqësues i Shqipërisë.

Traja është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës.

Ai kishte një eksperiencë 10 vjeçare si gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Strasburg për periudhën 1998 – 2008.

Traja ka qenë kryetar i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.

Ai më parë ka mbajtur edhe pozicionin e -zv ministrit të Drejtësisë.

Një ndër akademikët më të njohur në Ballkan për të Drejtën Kushtetuese, Kristaq Traja ka mbuluar pozicionet e anëtarit të bordit të Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë në vitet 1991-92 si dhe Zv/ Ministër i Drejtësisë në vitet 1992-93.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco