Krimi tronditës/ Ja dinamika e plotë e vrasjes së oficerit Saimir Hoxha

Krimi tronditës/ Ja dinamika e plotë e vrasjes së oficerit Saimir Hoxha

08:16, 29/09/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë u shënua dje në Lezhë ku një oficer policie mbeti i vrarë, i qëlluar për vdekje nga një 21-vjeçar, i cili ka ndërruar jetën në Spitalin e Traumës pasi u vetëplagos gjatë ndjekjes nga policia.

Është zbardhur dinamika e plotë të vrasjes së nënkomisarit të policisë Saimir Hoxha në ishull Lezhë.

Oficeri bashkë me shefin e krimeve Leonard Palushi dhe specialistin e zones Petrit Doda, u nisën për në drejtim të kënetës Kune Vain pasi drejtoria e Policisë së Shtetit i kishte njoftuar për një parcelë me kanabis. Tre zyrtaret e policisë qe udhëtonin me një automjet Land Rover që drejtohejnga Palushi e kanë zbuluar parcelën me 110 rrënjë hashash dhe e kanë asgjësuar me djegie. 9 bimë i vendosën në bagazhin e makinës për t'i çuar për ekspertizë dhe u nisën në rrugën e kthimit, shkruan BW.

Një moment konstatojnë një makine të ndaluar dhe dalin të kontrollojne shoferin dhe pasagjerët. Drejtuesi i mjetit Armando Marku dhe pasagjeri Kristian Shehri iu përgjigjen thirrjes së policisë dhe nuk bënë asnjë rezistencë. Shefi i krimeve, Palushi dhe SPZ Petrit Doda po bisedonin me ta dhe po kryenin verifikimet.

Saimir Hoxha i paarmatosur pasi pistoletën e kishte në çante dhe jo në brez i drejtohet personit të tretë që me vonë u identifikua si Aldi Rama 21 vjec. “Jam policia. Me jep dokumentat për verifikim”- i tha polici të riut.

Ai i përgjigjet: “S’jam për t'u kontrolluar unë”. Dhe pa thënë asnjë fjalë tjetër e qëllon me dy plumba në gjoks e qafë duke e lënë të vdekur ne vend. Me shpejtësi merr makinën dhe i jep gaz për tu larguar duke rrezikuar jetën e dy policëve të tjerë.

Palushi dhe Doda qëllojnë 8 herë në drejtim të makinës me pistoletat e tyre “Berreta 15”. Të paktën 5 plumba kapen automjetin e Aldi Ramës. Sipas referimit të policisë, Rama udhëtoi 1 km me gomë të çarë, por u detyrua ta braktiste pasi mjeti nuk ecte më. Për 4 orë ai tentoi të arratisej. Por i rrethuar nga forcat RENEA tentoi vetëvrasjen në kënetë, ndërkohë që sot ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.

Ndërkohë Armando Marku dhe Kristian Sherri janë arrestuar për “moskallëzim krimi” pasi kanë deklaruar para policëve se shkuan në ishull Lezhë për një cigare hashash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco