VIDEO nga SYRI TV/ Apeli lë në fuqi dënimin për ish-kryeprokurorin

VIDEO nga SYRI TV/ Apeli lë në fuqi dënimin për ish-kryeprokurorin

14:24, 22/09/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 2 vite burg, për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Më 20 maj, gjykata e Posaçme dënoi me 2 vite burg, si dhe 5 vjet heqje funksionesh publike, ish-Prokurorin e Përgjithshëm, për ‘fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë’.

Po ashtu, Gjykata vendosi edhe konfiskim të pasurive, gati 22 mijë metra katrorë truall dhe një apartament në Durrës.

Prej shkurtit 2018, Llalla është pjesë e listës së zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, që i ka ndaluar hyrjen në SHBA atij dhe familjarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco