FOTO+EMRI/ Ky është minatori i bllokuar në minierë në Bulqizë

FOTO+EMRI/ Ky është minatori i bllokuar në minierë në Bulqizë

16:36, 15/09/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot rreth orës 12:10 në Bulqizë.

Policia bën të ditur se një masiv shkëmbor është shembur një një galeri në Zonën e Parë, duke zënë brenda një minator.

Sipas policisë minatori Muharrem Plaku ka qenë duke punuar në brendësi të galerisë, dhe nuk dihet nëse është bllokuar apo është zënë poshtë nga masivi i shembur.

Ngjarja ka ndodhur në një galeri  të subjektit KADURTEX, në pronësi të vëllezërve Myfit dhe Kapllan Duriçi, ky i fundit ishte edhe administrator i kompanisë.

Menjëherë kanë shkuar grupi i Avari Shpëtimit dhe specialistë të Repartit të Inspektim Shpëtim Minierave (RISHM) por sipas informacioneve sasia e materialit është shumë e madhe dhe është shumë e vështirë nxjerrja e minatorit Muharrem Plaku.

Policia e Bulqizës/ informacion paraprak

Me datë 15.09.2021,  rreth orës 12.10, në një subjekt minerar në Bulqizë, ka patur një rënie të një masivi minerali dhe nga informacionet paraprake të punëtorëve,  dyshohet se ka mbetur i bllokuar në galeri një punëtor.

Grupi i avari-shpëtimit të minierave po punojnë për pastrimin e galerisë dhe ardhjen në ndihmë të punëtorit që dyshohet se ka mbetur në galeri.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco