Lajmi i fundit

Ranë në kontakt me energjinë elektrike, vdes pronari i hotelit, 2 punonjës në gjendje të rëndë

VIDEO/ Kultivuan kanabis, katër të arrestuar në Sarandë, në pranga dhe financuesi i grupit

VIDEO/ Kultivuan kanabis, katër të arrestuar në Sarandë, në pranga dhe financuesi i grupit

14:11, 15/09/2021
A+ Aa A-

Katër persona u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kishin kultivuar kanabis në fshatin Vrinë të Sarandës. Policia asgjesoi qindra bimë narkotike, ndërkohë që dy nga të arrestuarit ishin të dënuar më herët për kultivimin e drogës.

Nga Syri Tv

Policia e Sarandës goditi një grup të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, gjatë oepracionit të koduar “Five”. Në pranga u vunë katër shtetas, dy prej të cilëve me precedent të mërpashëm penal, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Konkretisht, në pranga u vunë shtetasit Dashnor Alushaj, i cili njihej dhe me emrin Papi, 62 vjeç.

Ky shtetas ishte i dënuar më herët për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike. Gjithashtu në pranga u vunë dhe shtetasit Gramoz Breshanaj, 34 vjeç, Ermir Indrisllari 30 vjeç, i dënuar më parë për drogë, si dhe shtetasi Esmeraldo Alushaj 19 vjeç, të gjithë banues  në Vrinë të Sarandës. Ndërkohë në kërkim është shpallur një tjetër shtetas. Katër të arretuarit dhe i shpalluri në kërkim, dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në territorin e fshatit Vrinë, në Konispol, Sarandë, kanë kultivuar qindra bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me djegie gjatë operacionit policor.

Gjithashtu, nga tërësia e veprimeve procedurale dhe provat materiale të sekuestruara dyshohet se shtetasi Dashnor Alushaj është organizatori dhe financuesi i kësaj veprimtarie të kundërligjshme.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco