FOTO/ Aksident me vdekje në Lushnjë

FOTO/ Aksident me vdekje në Lushnjë

12:40, 15/09/2021
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë është regjistruar në rrugën nacionale Lushnjë - Berat në dalje të Karbunarës.

Mjeti tip furgon ka përplasur një të moshuar e cila ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugë në anën tjetër.

E aksidentuara ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 12:00, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Karbunarë, shtetasi A. Z., duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka aksidentuar një këmbësore, rreth 70 vjeçe, e ka ndërruar jetë, njofron policia e Beratit.

Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryen veprimet procedurale e hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco