VIDEO/ Vendosen sinjalistikat në Qafë Muzinë, shoferët: Rrugë e ngushtë, sidomos në kthesa

VIDEO/ Vendosen sinjalistikat në Qafë Muzinë, shoferët: Rrugë e ngushtë, sidomos në kthesa

14:36, 28/08/2021
A+ Aa A-

Pas aksidentit tragjik ku humbën jetën 5 persona në Qafë Muzinë, pranë vendit të ngjarjes, janë vendosur sinjalistika rrugore. Por sipas drejtuesve të mjeteve, aksi Gjirokastër - Sarandë është  shumë i rrezikshëm duke shtuar se është i ngushtë dhe i amortizuar. Ata shprehen së në këtë aks mungojnë barrierat mbrojtesë dhe sinjalistikat.

Nga SYRI TV.

Nëse vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me 5 të vdekur në Qafë Muzinë, do të kishte barrierë mbrojtëse, bilanci i viktimave mund të ishte më i vogël, duke shpëtuar jetën e 5 turistëve fatkeq që po udhëtonin me furgonin e linjës Tiranë-Sarandë.

Por u desh që të humbin 5 jetë që Autoriteti Rrugor të zgjohej e të vendoste sinjalistika në këtë aks rrugor, i cili prej vitesh nuk ka njohur asnjë investim duke e shndërruar në hotspot për aksidentet.

Qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve shprehen se  rruga që të çon për në Sarandë është e frikshme pasi është e ngushte dhe pa sinjalistika.

Ata shprehen se rruga është e amortizuar dhe se instancat përkatëse nuk kanë marrë masa për rehabilitimin e saj.

Sipas drejtuesve të mjeteve, sinjalistikat janë vendosur vetëm në aksin rrugor ku ndodhi aksidenti dhe jo në të gjithë rrugën duke e cilësuar përshkrimin e saj me mjet si shumë të frikshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco