Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Mitraloz dhe pushkë në shtëpi, arrestohet një person në Berat

Mitraloz dhe pushkë në shtëpi, arrestohet një person në Berat

11:17, 05/08/2021
A+ Aa A-

Janë sekuestruar nga policia në Berat një pushkë gjysmëautomatike dhe një mitraloz.

Forcat e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. S., në ambientet e jashtme gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pushkë gjysmëautomatike dhe një mitroloz, të cilat ky shtetas i mbante pa leje.

Ja njoftimi:

Dimal/Berat

Kontrolle të shtuara nga Komisariati i Policisë Berat, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen një pushkë gjysmëautomatike dhe një mitraloz, vihet në pranga poseduesi. 

Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë "Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale kapjen e autorëve që mbajnë armë zjarri pa leje", në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë mirorganizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, në fshatin Pobrat, Dimal.

Forcat e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. S., në ambientet e jashtme gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pushkë gjysmëautomatike dhe një mitroloz, të cilat ky shtetas i mbante pa leje.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. S., për veprën penale "Armëmbajtja pa leje".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco