Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

VIDEO - EMRAT/ Arrestohen nënë e bir në Skrapar, kishin mbjellë hashash, procdohet kryeplaku

VIDEO - EMRAT/ Arrestohen nënë e bir në Skrapar, kishin mbjellë hashash, procdohet kryeplaku

09:18, 23/07/2021
A+ Aa A-

Eshtë goditur një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike në zonën e Skraparit. Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre.  

Ndërkohë që është proceduar penalisht edhe kryetari i fshatit Dobrenjë, për veprën penale "Shpërdorim detyre". 

Të arrestuarit për kultivimin e hashashit janë Mira Mezini dhe Qamil Mezini, nëne e bir. Eshte shpalluar në kërkim Mersin Mezini bashkshorti.

Ndërsa  kryeplaku i proceduar penalisht i fshatit është Adriatik Dervishi.

Ja njoftimi i plotë:

DVP Berat

Skrapar/Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.  

Procedohet penalisht kryetari i fshatit Dobrenjë, për veprën penale "Shpërdorim detyre". 

Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Dobrenjë, Skrapar, kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasit M. M., 52 vjeçe dhe Q. M., 17 vjeç (nënë e bir), si dhe shpallën në kërkim shtetasin M. M., 60 vjeç (bashkëshorti i shtetases M. M.), të tre banues në fshatin Dobrenjë, Skrapar, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tyre dhe në pyllin në afërsi të saj u gjetën kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa dhe 2 krehra me fishekë.     

Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 59 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Dobrenjë, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale "Shpërdorim detyre.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco