Emërohen krerët e rinj të Drejtorive Vendore të Policisë së Shtetit/ Emrat

Emërohen krerët e rinj të Drejtorive Vendore të Policisë së Shtetit/ Emrat

09:51, 05/07/2021
A+ Aa A-

Sikundër Kryeministri Edi Rama e paralajmëroi, filluan sot ndryshimet e drejtuesve në Drejtoritë Vendore të Policisë së Shtetit.  Policia e Shtetit njoftoi ndryshimet në nivel drejtues në strukturat vendore të saj.

Sipas Policisë, "në kuadër të ristrukturimit për rritjen e forcës goditëse dhe parametrave të sigurisë në vend, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur ndryshime në nivel vendor e qendror.

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër Skënder Hita transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier Bledar Çeliku transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë Ferdinant Mara transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Gjovalin Loka ish-Drejtori i Departamentit për Sigurinë emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Lorenc Shehu transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Shefi i Komisariatit të Policisë Nr 2 në Tiranë Oltion Bistri transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Ardian Çipa deri tani në Akademinë e Sigurisë transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

Hamdi Fjore deri tani zv.dr i DVP Korçë transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

Edmond Tarkaj deri tani drejtor i Policisë Rrugore, transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Dhimitraq Ziu deri tani zv.drejtor për sigurinë në DVP Tiranë , transferohet dhe emërohet Drejtor i Policisë Rrugore.

Luigj Vathi drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë deri tani transferohet dhe emërohet Zv.drejtor për sigurinë ne DVP Tiranë.

Neritan Nallbati deri tani drejtor i DVP Berat transferohet dhe emërohet Drejtor i Departamentit për Sigurinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Niko Brahimaj transferohet dhe emërohet Drejtor i Institutit të Policisë Shkencore.

Policia e Shtetit e përfundoi njoftimin duke siguruar qytetarët "se është tërësisht e angazhuar për të luftuar maksimalisht krimin e organizuar dhe për të krijuar një ambient sa më të sigurt për qytetarët."

Në një komunikim me mediat pas masakrës në Velipojë, Kryeministri Rama foli për ristrukturimin e Policisë së Shtetit:

Sa i përket ristrukturimit, jemi në një fazë intensive në të gjithë sektorët, jo vetëm për punët e brendshme apo Policinë, por për të gjithë sektorët, për të përgatitur mandatin e tretë dhe është koincidencë, por nuk ka problem në këtë aspekt, përkundrazi, një arsye më shumë, edhe ngjarja që ka ndodhur.... 

Sigurisht që Policia jonë e Shtetit ka nevojë për mbështetje edhe më të madhe sa i përket teknologjisë, në ndërkohë, ristrukturimi i Policisë në aspektin organizativ, edhe në burime njerëzore, edhe në drejtimin, që nga niveli i drejtuesve në qarqe e deri në nivele më të ulëta, është proces që ka nisur të diskutohet dhe të konceptohet.

Besoj se do materializohet edhe më shpejt seç ishte planifikuar, pikërisht për të reaguar edhe ndaj kësaj situate. Sepse, pavarësisht fakteve dhe detajeve, edhe perceptimi ka një rëndësi shumë të madhe, sepse perceptimi krijon një atmosferë psikologjike të caktuar.

Unë e kuptoj shumë mirë që atmosfera psikologjike, edhe falë ngarkesës së madhe emocionale që kanë pasur këto ngjarje, kanë nevojë për një lehtësim dhe për këtë, procesi i ndryshimeve në nivelet e larta të Policisë së Shtetit do bëhet më shpejt, sesa ishte i planifikuar. Por ishte i planifikuar," tha Rama. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ladi05/07/2021 15:52

E keni shkri fare, hiqja lenes e venja prenes mos ti ngelet qefi asnjenes!

Shqiptari05/07/2021 11:54

ASNJË NDRYSHIM BRENDA KUPOLËS MAFIOZE TË POLICISË SË SHTETIT TË DROGËS DHE TRAFIKUT! THJESHT DHE VETËM RROKADA MAFIOZE BRENDA PËR BRENDA KËTIJ INSTITUCIONI TË KORRUPTUAR DHE MBROJTËS LIGJOR I KRIMINELËVE! PO ATA SHEFA, PO ATA DREJTORË, PO TË NJËJTËT FYTYRA TË PAFYTYRA TË LIDHURA ME KRIMIN ORDINER, POLITIK DHE KRIMIN SHTETËROR!! TË GJITHË TË DËSHTUAR, TË KORRUPTUAR DHE TË PAAFTË PËR T'U PËRBALLUR ME KRIMIN SHTETËROR!! TË GJITHË USHTARË TË SHTRYDHUR DHE TË BINDUR TË REGJIMIT NARKO-KRIMINALO-FASHIST TË SATRAPIT TË SURRELIT! ASGJË E RE NGA MINISTRIA E PËRBRËNJME!!! THJESHT NDËRRIME VENDESH ME PO TË NJËJTËT USHTARË! O SHQIPTARË! A I KENI PARË SE ÇFARË KANË BËRË KËTA EMRA, KËTA FYTYRA TË PAFYTYRA QË NGA VITI 2014 E DERI SOT? ÇDO DITË PO MËSOJMË GJITHNJË E MË TEPËR QË NUK KEMI PATUR KURRË NJË POLICI NË NDIHMË, NË MBËSHTJE DHE NË SHËRBIM TË POPULLIT, TË PUBLIKUT, TË RUAJTJES SË RENDIT DHE TË JETËS SË QYTETARIT, NË SHËRBIM TË SHTETIT LIGJOR, POR KEMI PATUR DHE KEMI NJË POLICI TË VËNË TOTALISHT NË SHËRMIM TË REGJIMIT, PUSHTETIT DHE KRIMIT! QYTETARIN E NDERSHËM DHE TË THJESHTË KJO POLICI E VË NË RRËSHT, E DETYRON TË RRIJË GATI-TU, NUK E TOLERON DHE NUK E FAL PËR ASNJË GABIM NJERËZOR DHE PADASHJE, NJË POLICI QË TË NXJERR PËRJASHTA ME DRU, ME SHKELMA DHE ME GAZ HELMUES, TË NXJERR NË SHI ME GRA, PLEQ DHE FËMIJË E TË RRËZON SHTËPINË, NDËRSA RRINË GATI-TU PËRPARA KRIMINELIT, TRAFIKANTIT, DJALIT TË KRIMINELIT, TË QEVERITARIT, TË DEPUTETIT RILINDAS!!!! ÇFARË PO SHIKOJMË SOT? KJO PASKA QENE PREJ 8 VITESH "POLICIA QË DUAM"!!! BRENDA 8 VITESH TË LARGUAR ME TURP DHE DËSHTIM SKANDALOZ 4 MINISTRA TË BRENDSHËM, POR QË NUK LUAN NGA ISTIKAMI VETËM USHTARI I BINDUR ARDI VELIU! PIKA E LIDHJES MIDIS SATRAPIT TË SURRELIT DHE MAFIAS SHQIPTARE!

Alfons Malo05/07/2021 10:41

Ke Drejtor ka hequr ky budallai more Asnje Te gjithe jane prap drejtore u ka nderruar karriget Po pse vetem keta dine drejtojne policine Ik Nga Korca Shko ne Vlore Ik nga Vlora Shko ne Tirane Hajde levizje hajde kesaj i them ti hedhe balt njerezve nga syte >Po ky popull kesht e do se as gje nuk ka per te pare ngha kjo qeveri vetem vuajtje vrasje varferi

Shto koment

Denonco