Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

EMRI/ Breshëri automatiku biznesmenit në Sarandë, plagoset edhe një pushues

EMRI/ Breshëri automatiku biznesmenit në Sarandë, plagoset edhe një pushues

08:07, 20/06/2021
A+ Aa A-

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Sarandë, ku persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar me armë zjarri një biznesmen, i cili për pasojë mbeti i plagosur.

I plagosur fatkeqësisht mbeti edhe një kalimtar i rastit, një turist shqiptaro-amerikan, me inicialet M. J., 33 vjeç. Ngjarja ndodhi në afërsi të një lokali, në rrugën Turizëm-Kanali Cukës në qytetin bregdetar.

Eshte bërë publik identiteti i biznesmenit të plagosur. Ai është Spiro Iljadhi, banues në Sarandë, i cili duket se ka qenë edhe shënjetra e sulmit. Po ashtu mësohet se autorët kanë qëlluar me gati 20 plumba me breshëri automatiku në drejtim të Iljadhit, 35 vjeç, i cili ka marrë plagë në barkë, ndërsa kalimtari në fundshpinë. Nga plumbat është dëmtuar dhe një automjet tip “Rang Rover”.

Fill pas ngjarjes të plagosurit u transportuan me urgjencë në spitalin e Sarandës, ndërsa biznesmeni u transportua me helikopter drejt Tiranës për ndihmë të specializuar. Pollicia aktualisht po heton në lidhje me ngjarjen, ndërkohë është bllokuar aksi dhe po mblidhen provat materiale. Po ashtu policia po këqyr per te mbledhur edhe pamjet nga kamerat e sigurisë në zonë.

Ja njoftimi i policië:

Sarandë/ Informacion paraprak

 Sot, rreth orës 03:50, në lagjen Nr.1, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë dhe M. J., 33 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zon?s për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco