I akuzuar për ngacmim seksual ndaj 3 të miturve, gjirokastritit i bie të fikët në sallën e gjyqit

I akuzuar për ngacmim seksual ndaj 3 të miturve, gjirokastritit i bie të fikët në sallën e gjyqit

11:42, 18/06/2021
A+ Aa A-

61-vjeçari Vasil Mullaj ka dalë sot para Gjykatës së Gjirokastrës për t’u njohur me masën e sigurisë, pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj tri vajzave të mitura.

Ndërkohë mësohet se 61-vjeçarit i ka rënë të fikët në sallën e gjyqit, kur po jepej masa ndaj tij.

Siç shpjegon korrespondenti i Syri Tv, 61-vjeçari ka humbur ndjenjat në sallën e gjyqit, pasi ka dhënë shpjegimin e tij për ngjarjen e para 4 ditëve. Pasi ka folur një orë, ai ka rënë përtokë dhe menjëherë gjykatësja ka ndërprerë seancën, derisa të rikthehet normaliteti shëndetësor i të akuzuarit.

Burime nga Policia e Gjirokastrës konfirmojnë se prej 3 ditësh 61-vjeçari Vasil Mullaj, që kur është arrestuar, ka hyrë në grevë urie dhe nuk ka pranuar as ujë dhe as ushqim në formë proteste ndaj akuzës, që sipas tij, është e padrejtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco