Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Arrestohen atë e bir në një lokal në Korçë: Shpërndanin heroinë, armën poshtë banakut

Arrestohen atë e bir në një lokal në Korçë: Shpërndanin heroinë, armën poshtë banakut

11:28, 08/05/2021
A+ Aa A-

Policia e Korçës ka arrestuar at e bir në Korçë, në një lokal që ata kishin në pronësi në lagjen nr.15.

Të arrestuarit në kuadrin e operacionit “Parandalimi" janë I.L, 43 vjeç dhe djali i tij A.L, 25 vjeç, të dy me banim në këtë qytete.

Policia tha se ata zotëronin armë pa leje dhe ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, ndaj u bë kontroll në lokalin që kishin në lagjen nr. 15, Korçë dhe ku u gjet një automatik me fishekë në fole, një krëhër me 13 fishekë dhe një sasi heroine.

Më tej akoma, gjatë kontrollit të mëtejshëm të ushtruar në banesën e tyre, u gjet një sasi kanabisi.

Tashmë ata akuzohen për"Armëmbajtja pa leje" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco