Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Pamje të rënda nga plagosja në Kavajë/ Autori largohet i qetë...

Pamje të rënda nga plagosja në Kavajë/ Autori largohet i qetë...

09:36, 20/04/2021
A+ Aa A-

Dalin pamje të reja nga plagosja e sekretarit të Partisë Demokratike në Kavajë, Bledar Okshtuni.

Siç shihet nga pamjet e rënda, e gjithë zyra është me njolla gjaku, pas plagosjes së Okshtunit me armë zjarri nga shtetasi me precedentë të theksuar penalë, Ndriçim Jonuzi (Tahiri).

Në video shihet edhe momenti kur i plagosuri merret për krahësh dhe nxirret jashtë për t’u dërguar në spital. Kurse autori largohet i qetë me një Range Rover.

Përveç Ndriçim Jonuzit (Tahiri), i cili qëlloi me pistoletë në këmbë Okshtunin, janë shpallur në kërkim edhe 29-vjeçarët Dorjan Troplini dhe Markel Shtylla. Ky i fundit është drejtor i Policisë Bashkiakë Kavajë, dhe Dorian Troplini, punonjës i Bashkisë Kavajë.

Troplini dhe shtylla kanë qenë të parët që kanë nisur sherrin. Ata kanë hyrë në zyrën elektorale të PD dhe e kanë dhunuar me grushte sekretarin demokrat. Më pas, ka shkuar Jonuzaj dhe e ka qëlluar me pistoletë, duke e lënë të plagosur.

Më pas ka ardhur Jonuzaj dhe e ka qëlluar me pistoletë. Pas krimit ai është larguar i qetë nga vendi i ngjarjes.

Në një video të publikuar nga Ora News, autori i dyshuar shfaqet i qetë në momentet e para pas kryerjes së krimit, teksa del nga zyra elektorale e PD-së i pashqetësuar nga askush edhe pse vendi ishte plot me qytetarë. Ai futet në një mjet tip fuoristradë ngjyrë e zezë në vendin e pasagjerit dhe më pas largohet. Pas tij, nga zyra elektorale del edhe i plagosuri, Bledar Okshtuni, të cilin e mbajnë në krahë dy djem të tjerë teksa e shoqërojnë drejt një mjeti ngjyrë gri për ta dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj 20/04/2021 09:46

rraca e felliqur ,e kombit ton jan jeta qe po na sundojn ,nuk po na udheheqin,por po na sundojn ,ky regjim eshte i sllopodanit .

Shto koment

Denonco