Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Protesta kundër vrasjes së qenve/ Organizatat italiane letër ambasadores Anila Bitri: Me vdekje, nuk ka pastrim

Protesta kundër vrasjes së qenve/ Organizatat italiane letër ambasadores Anila Bitri: Me vdekje, nuk ka pastrim

12:34, 14/04/2021
A+ Aa A-

Pas videos virale ku qentë në Kashar u morën zvarrë nga punonjësit e Bashikës Tiranë, për tu dorëzuar në spitalin e vdekjes, protesta të njëpasnëjshme pasuan nga qytetarët para Bashkisë, në kërkim të të drejtave të kafshëve të rrugës.

Dhe pse protestuesit kanë këmbëngulur për një përgjigje dhe një reflektim nga ana e institucionit përkatës, deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga Bashkia, duke injoruar kështu kërkesat e tyre.

Mirëpo, ndonëse deri tani nuk ka asnjë dritë jeshile nga qeveria në lidhje me këtë problem, në Itali nuk është e njëta situatë.

Shtatëdhjetë organizata italiane për mirëqenien e kafshëve dhe organizatat mjedisore i kanë shkruar letër ambasadores shqiptare në Romë për të ndaluar masakrën e qenve endacakë që po zhvillohet në Shqipëri, duke e quajtur këtë veprim, një "pastrim" në funksion të zgjedhjeve parlamentare.

“Ne kërkojmë që autoritetet lokale menjëherë t'i japin fund kësaj masakre mizore dhe të padrejtë. Me vdekjen nuk ka pastrim ”, shkruan shtatëdhjetë organizatat e Federatës Italiane të shoqatave për të drejtat e kafshëve dhe mjedisit - përfshirë Gaia Animali e Ambiente -  në një letër për Ambasadoren Shqiptare në Itali, Anila Bitri Lani , për të tërhequr vëmendjen e Bashkisë së Tiranës për trajtimin monstuoz për qentë endacak të kryeqytetit dhe qyteteve të tjera të vendit.

 “Në këto orë, shumë qytetarë shqiptarë - shkruan Edgar Meyer, i Gaia Animali e Ambiente- po protestojnë në shesh duke denoncuar trajtimin e rezervuar për qentë endacakë kur afrohet data e caktuar për zgjedhjet parlamentare. Kafshët do të kapeshin me pretekstin e një fushate sterilizimi,do dërgoheshin në klinikën veterinare , për tu eliminuar brutalisht me një injeksion të acidit klorhidrik në zemër dhe më pas të "hidheshin" në mbeturinat e qytetit. Ne kërkojmë që autoritetet lokale menjëherë t'i japin fund kësaj masakre mizore dhe të padrejtë. Me vdekje, nuk ka pastrim”, shkruhet në letrën drejtuar ambasadores Anila Bitri.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco