Kishte shkuar në mal për alpinizem/ Humb jetën tragjikisht 19-vjeçari shqiptar

Kishte shkuar në mal për alpinizem/ Humb jetën tragjikisht 19-vjeçari shqiptar

11:45, 28/02/2021
A+ Aa A-

Një i ri shqiptar ka humbur jetën, teksa ngjitej për alpinizëm në malin Marmagna në Itali. Mediat italiane raportojnë se ai është 19-vjeçari Marinel Senka i cili jetonte në Pontremoli. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 02:00 , ndërsa lajmi i hidhur tronditi gjithë komunitetin e asaj zone.

Po ashtu, mediat raportojnë se shqiptari ishte bashkë me 2 shokë të tjerë, të cilët ishin nisur nga Bosco di Corniglio, në zonën e Parmës, ndërsa ata fatmirësisht nuk u lënduan. Mësohet se viktima ra në një grykë, një distancë e shkurtër nga pika ku po këtë muaj humbi jetën edhe një 60 vjeçar.

Ndërkohë që era e fortë bëri të pamundur ndërhyrjen me helikopter, ndërsa trupi i tij u nxor pak orë më vonë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco