Arrestohet kreu i Agjensisë për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë

Arrestohet kreu i Agjensisë për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë

09:49, 24/02/2021
A+ Aa A-

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Express ka mësuar se në këtë aksion është arrestuar ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuhën.

Nuha është emëruar në këtë pozitë në shkurt të vitit 2020.

Lajmin për bastistjen në MBPZHR e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Kelani ka thënë se informacione shtesë rreth këtij aksioni do të jepen pas përfundimit të operacionit.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani./Gazeta Express

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco