Krasniqi dhunoi ish-Missin bashkëshorte/ U vra vetëm me një plumb

Krasniqi dhunoi ish-Missin bashkëshorte/ U vra vetëm me një plumb

20:12, 27/01/2021
A+ Aa A-

Albert Krasniqi, një personazh i njohur i shoubizit në Kosovë, është vrarë mbrëmjen e sotme nga babai i tij, Skënder Krasniqi.

Gazeta Sinjali ka mësuar nga burimet se i ndjeri është vrarë me vetëm një plumb dhe është qëlluar nga babai i tij në pjesën e sipërme të trupit.

Në vendin e ngjarjes përveç Policisë së Kosovës ka dalë edhe Prokurori i Shtetit.

I kontaktuar nga Sinjali, prokurori deklaroi se “ata kanë pasur probleme të shumta familjare”, madje Albert Krasniqi, siç tha prokurori, dyshohet se “ka qenë shumë problematik”.

“Ai ka qenë edhe në kërkim nga Policia e Kosovës. Ka pasur rast të hapur për dhunë në familje”, tha prokurori.

Biznesmeni Krasniqi kërkohej nga Policia e Kosovës, për veprën penale dhunë fizike, që kishte ushtruar ndaj ish-gruas tashmë të tij, ish-Missit Besa Gashi, me të cilën çifti ka dhe një vajzë.

Kujtojmë që para dy ditësh, u dha lajmi edhe mbi ndarjen e çiftit, të cilët vendosën t’i japin fund martesës së tyre disavjeçare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco