Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

U vra nga babai/ Krasniqi u divorcua me ish-Miss-in para një jave

U vra nga babai/ Krasniqi u divorcua me ish-Miss-in para një jave

19:33, 27/01/2021
A+ Aa A-

Pak ditë më parë, Albert Krasniqi, i cili dyshohet se u vra sot nga babai i tij, Skënder Krasniqi, i ka dhënë fund martesës me ish-miss Kosovën, Besa Gashi.

Pas disa vitesh martesë, çifti kishin vendosur të ndahen nga njëri-tjetri.

Ata po ashtu i hoqën edhe të gjitha fotografitë që i kishin së bashku nga rrjetet sociale.

Dyshja në fjalë kanë pasur një krizë të thellë martesore edhe tri vite më parë, por kishin vendosur t’i jepnin edhe një shans njëri-tjetrit. Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.

Albert Krasniqi raportohet se ishte i kërkuar nga policia për dhunë në familje.

Ndërsa, para 7 orësh i ndjeri kishte postuar një fotografi të vajzës së tij, me mbishkrimin e së cilës shkroi “dashuria e babit”.

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vera27/01/2021 20:29

KEQARDHJE. Po,edhe emocionuse.E tmerrshme te futet krimi edhe ne familje!

Shto koment

Denonco