Babai e ekzekutoi në bodrum, zbulohen arsyet e vrasjes së Krasniqit

Babai e ekzekutoi në bodrum, zbulohen arsyet e vrasjes së Krasniqit

19:13, 27/01/2021
A+ Aa A-

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë. Albert Krasniqi, një personazh i njohur i shoubizit ka mbetur i vrarë në bodrumin e banesës së tij te rruga C në Prishtinë.

Raportohet se ai është vrarë nga babai i tij.

Dyshohet se viktima ka pasur probleme familjare dhe ka kërcënuar prej disa ditësh familjarët e tij për t’i plotësuar kushtet që kërkonte. Burimet e IndeksOnline kanë bërë të ditur se vrasja ka ndodhur pasi Alberti ka filluar i pari që të sulmojë babin e tij pasi ky i fundit i ka bërë presion që të dorëzohet në polici.

Babai, pasi ka kryer aktin, ka njoftuar vetë policinë.

Mësohet se Krasniqi ishte i shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës për ushtrimin e dhunës në familje.

Para pak ditëve policia ushtroi një kontroll në banesën e tij, por pa mundur ta arrestonte.

Albert Krasniqi është një personazh i njohur i shoubizit, ku njihet për shoqërinë e ngushtë me këngëtarët e grupit të Hip Popit ‘Babastars’. 

Ai ka qenë i martuar me ish-missin e Kosovës, Besa Gashi, por së fundmi i kanë dhënë fund martesës së tyre për shkak të mosmarrëveshjeve në çift.

Krasniqi gjithashtu është arrestuar disa vite më parë si i përfshirë në konfliktin mes grupeve rivale të hip-hopit ‘OTR’ dhe ‘Babastars’, ku gjatë një përleshjeje fizike në Prishtinë ai qëlloi me armë mbi këngëtarin e njohur Noizy.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco